104 vjetori i Pavarësisë, uron kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi

luizaKryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi përcjell urimet e saj me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Mandi thotë se 28 Nëntori “është një moment historik i jashtëzakonshëm, por edhe një mundësi për të parë të ardhmen përmes së shkuarës”

Më poshtë mesazhi i plotë:

Të nderuar miq,

Shpreh urimet më të mira për 104 vjetorin e Pavarësisë. Gëzuar Ditën e Flamurit, ditën më të bukur të shqiptarisë. Mbarësi në familjet e gjithsecilit që flet dhe mendon shqip. Kjo ditë e shënuar na fton gjithashtu të reflektojmë për atë që jemi dhe ku duam të shkojmë si komb. Asnjë komb tjetër s’e ka paguar kaq shtrenjtë lirinë sa ne shqiptarët, prandaj 28 Nëntori është një moment historik i jashtëzakonshëm, por dhe një mundësi për të parë të ardhmen përmes të shkuarës. Gëzuar!