11 bashkitë që kërkojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, mes tyre edhe Gjirokastra

 11 bashkitë që kërkojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, mes tyre edhe Gjirokastra

23_09_2014_2226271_387435_watertap_1338609370_324_640x480Jo vetëm për energjinë elektrike po kërkohet shtrenjtimi i saj nga 1 janari 2014. një tjetër kërkesë vjen për ujin e pijshëm dhe kanalizimet. Janë 11 bashki në të gjithë vendin, të cilat kanë bërë kërkesa pranë Entit Rregullator të Ujit, për shtrenjtimin e tarifave.

Janë Korça, Gjirokastra, Saranda, Fieri, Lushnja, Erseka, Lezha, Elbasani fshat, Kruja dhe Himara, Tepelena që kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për tarifa të reja.

Enti Rregullator i Ujit është duke shqyrtuar kërkesat për rritjen e çmimit, duke verifikuar dhe se sa ato përputhen me rritjen e shërbimit dhe cilësisë ndaj konsumatorit. Pasi të përfundojë shqyrtimi i dokumentacionit dhe transparenca me grupet e interesit do të shpallet vendimi final.

Burime nga ERRU thanë se vendimi përfundimtar për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për vitin 2015, do të merret në muajin dhjetor.

UKT e Tiranës: Nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila kontrollohet nga Bashkia e Tiranës thotë se ajo nuk ka bërë kërkesë për rritje të çmimit të ujit, pranë Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë.

Bashkia e Tiranës bashkë me njësitë e tjera të qeverisjes vendore si dhe organet drejtuese të UKT-së, thonë se duke vlerësuar gjendjen social-ekonomike të popullsisë së zonës ku ofron shërbimet e saj kjo shoqëri, nuk do të aplikojë në të ardhmen e afërt për rritje të çmimit të ujit.

Tre vjet më parë, Enti Rregullator miratoi kërkesën nga Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës për rritjen e çmimit nga 33 lekë metër kub, në 45 lekë për metër kub.

tarifat-aktuale-uji(2)

Libohova Online