12 faktë (shumë) interesante për seksin

seks-300x168Ka shumë gjëra rreth seksit që janë ose mund të duken shumë të çuditshme.

Gjëra që nuk do të mendonim kurrë se mund të ishin të tilla.

Ja një listë e shkurtër e fakteve interesante mbi seksin:

Përveç gjenitaleve dhe gjoksit, një tjetër  pjesë e trupit e cila gjatë paralojës fryhet është mukoza e hundës.

Njerëzit nuk janë të vetmit të cilët kënaqen me magjinë e seksit oral, seksin oral e praktikojnë edhe hienat, dhitë dhe gepardët.

Një mjek në vitin 1609 në Bolonjë ka gjetur një trup me dy penisë. Ky është një çrregullim jashtëzakonisht i rrallë me afro vetëm 1000 raste të raportuara në mbarë botën.

Pothuajse të gjithë gjitarët, përveç njerëzve, kanë kockë në penis.

Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.

Edhe pse i ka pasur tre burra dhe një numër të shumtë të dashnorëve të njohur, midis tyre edhe Xhon F. Kenedin dhe Frenk Sinatrën, supozohet që Merilin Monro orgazmën e parë e ka përjetuar me psikiatrin. Madje vetëm pak para përfundimit të jetës së saj.

Seksi te njerëzit përafërsisht zgjat 7,3 minuta, ndërkaq te mushkonjat vetëm dy sekonda.

Në kulturën e asketëve konsiderohej që avokado ka forcë të tillë seksuale sa që vajzat e virgjëra nuk kanë guxuar as t’u ofrohen. Fjala avokado ka prejardhjen prej fjalës askete “ahuacati”, gjë që do të thotë testis.

Zemra e thëllëzës është konsideruar ilaç kundër impotencës në Babiloninë e lashtë.

Dënimi për tradhti bashkëshortore në Romën e lashtë ka qenë amputimi i hundës.

Pjesëtarët e një fisi në Indi besojnë që fëmija do të lindë i verbër nëse ngjizet gjatë natës.

Kazanova ka përdorur prezervativë nga pëlhura e lirit.