12 pako me drogë në Kakavijë, në pranga një 20-vjeçar nga Gjirokastra

Nga specialistëte seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Florian Spore, 20 vjeç , banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në datë 16.02.2017 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip “Benc”, me targa AA024HI, me drejtues shtetasin e mësipërm, u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 7.2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.