2015, ja taksat e tarifat e reja që do paguajmë

How-to-do-your-taxes-yourselfViti i Ri 2015 vjen edhe me taksa dhe tarifa të reja për qytetaret. Nga sot, kanë hyrë në fuqi tarifat aq shumë të debatuara të energjisë elektrike. Çmimi për qytetarët do të jetë 9.5 lekë për kilowat/orë nga 7.7 që ishte për fashën deri në 300 kw.

Ai do të favorizojë dukshëm abonentët të cilët konsumojnë shumë energji si dhe do të penalizoje konsumatorët me konsum të ulët. Por paralelisht me këtë vendim, qeveria ka premtuar se do të kompensojë shtresat në nevojë nga rritja.Tarifat e reja, pritet të sjellin më shumë para për kompaninë e shpërndarjes duke ndikuar në shëndoshjen financiare të sistemit.

Por ky viti vjen edhe me një taksë të re në sektorin e hidrokarbureve. Nga sot, një litër naftë dhe benzinë do të kushtojë 10 lekë më shtrenjtë, për shkak të rritjes së taksës së qarkullimit. Po ajo nuk pritet të ndjehet tek konsumatorët, për shkak të uljes së çmimit të karburantit në tregjet ndërkombëtare. Ky është viti i dytë radhazi që qeveria rrit taksën e qarkullimit, me qëllim për të mbrojtur mjedisin. 2015 do të shënojë edhe zbatimin e një prej reformave të mëdha, atë të pensioneve.

Kjo reformë do të shoqërohet me një operacion të madh që do të nisë qeveria në këto ditë të para të janarit, kundër luftës së punës në të zezë. Kjo reformë fut për herë të parë konceptin e pensionit social, me një vlerë prej 6600 lekë për moshat 70-vjeçare. Periudha minimale për të përfituar pension do të jetë 15 vite pune. Ndërsa llogaritja do të jetë në bazë nivelit të sigurimeve, sa më shumë kontribute, aq më i lartë pensioni./Dita