22-vjeçarja nga Saranda braktis foshnjën 2-muajshe

foshnja-1-640x360Një foshnjë vetëm 2-muajshe është braktisur nga nëna sot.

Ngjarja ka ndodhur në Burrel, në stacionin e furgonave të linjës Burrel-Klos, ku një 22-vjeçare nga Saranda i ka lënë për pak momente foshnjën një gruaje, me pretendimin se do të kthehet pas disa minutash, por nuk është dukur më.

Gruaja, kur ka parë që nëna e re nuk po kthehej më për të marrë foshnjën e saj, e ka çuar atë në polici.

Foshnja e seksit mashkull aktualisht gjendet në policinë e Bujrrelit në gjendje të mirë shëndetësore. Policia është vënë në kërkim të nënës së foshnjës.