3 ditë të izoluar në malin e Nemërçkës, dështojnë aksionet për shpëtimin e barinjve

barinj-363x243Dy barinj kanë ngelur të bllokuar në malin e Nemërçkës prej tre ditësh, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.

Tre aksionet e policisë për të shpëtuar barinjtë dhe bagëtinë, të cilët janë pa ushqim, kanë dështuar dhe nuk kanë rezultuar me sukses.

Familjarët e barinjve bëjnë me dije se të afërmit e tyre, të cilët janë ngujuar mes piramidës 1 dhe 2 në kufi, janë mirë me shëndet, por kanë mungesa në ushqim, si ata edhe bagëtitë.

Tashmë pritet që helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes të hedhin ushqimin nga lartë, në mënyrë që dy barinjtë e izoluar nga bora në maja të larta të malit në kufi me Greqinë, të mund të mbijetojnë deri sa një aksion i radhës të rezultojë i suksesshëm.

Libohova Online