3 kg heroinë e fshehur poshtë kroskotit, arrestohet në Kakavijë drejtuesi i mjetit

Më datë 02.03.2017, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Endrit Zeqo me automjetin tip “Benz”, me targa AA 239 OZ. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, në një vend të përshtatur poshtë kroskotit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 3 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit :

Endrit Zeqo, 34 vjeç , banues në Fier.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.