3 km radha në Kakavijë, pala greke bllokon kufirin (FOTO)

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është bllokuar puna prej më shumë se 4 orësh. Pala greke në kufi nuk kryen procedurat e kalimit për udhëtarët dhe automjetet, duke krijuar kështu një radhë të gjatë rreth 3 km në territorin shqiptar. Këto ditë fluksi në dalje është shumë i madh, pasi emigrantët që kishin ardhur këtu për festat e fundvitit po rikthehen në Greqi. Por në vend që të lehtësonte procedurat, pala greke krijon pengesa të shpeshta. Shihni më poshtë fotot që sjell Libohova Online