3 persona nga Gjirokastra kallëzohen në Prokurori, nuk lejuan policinë të kontrollonte për lidhje të paligjshme energjie

Tre persona të së njëjtës familje kanë përfunduar të kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës,pasi nuk kanë lejuar policinë e rendit të ushtrojë kontroll me specialistë të OSHEE-së për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dunavat’ një ditë më parë.

“Më datë 15.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit B.K, K.K e M.K, vjeç 60, 35 e 20, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Dunavat”, në banesë, kanë  kundërshtuar gjatë  kryerjes së detyrës punonjësin e policisë së rendit publik, gjatë kontrollit për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike’, thotë policia Gjirokastër përmes një njoftimi për mediat.