31-vjeçari nga Gjirokastra ndalohet nga policia, kapet te ‘Ura e Lumit’ pa patentë dhe pa targa

policPolicia e Gjirokastrës ka ndaluar një 31-vjeçar, i cili u kap te ‘Ura e Lumit’ duke i dhënë automjetit pa patentë.

“Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Z.I, vjeç 31, banues në Gjirokastër pasi dyshohet se  në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonxia”, pa targë”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.