32-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

viktimaNjë djalë i ri në Memaliaj gjen vdekjen për shkak të një plage të marrë me armë zjarri.

Në spitalin e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm është dërguar i plagosur me armë zjarri 32- vjeçari F.Kanushi, banues në Zhapokikë, Memaliaj, i cili për shkak të plagës së marrë ka humbur jetën.

Dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri pushkë në shtëpinë e tij. Kanë qenë të afërmit ata që e kanë dërguar në spital, por pa mundur të shpëtohet. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe shkaqeve që mund t’a kenë çuar të riun drejt fundit tragjik