35 degë të PD-së shkojnë në zgjedhje, mes tyre edhe Gjirokastra

PD GjirokasterNë 35 degët e vendit të Partisë Demokratike do të zhvillohen zgjedhjet e strukturave të këtyre degëve.

Ky vendim është marrë në kryesinë e PD dhe jo vetëm për shtimin e të paktën 14 degëve te reja në PD por edhe  për  zhvillimin e zgjedhjeve të strukturave të reja në degët ku janë shfaqur probleme gjatë procesit elektoral të zgjedhjeve lokal e të 2015.  Zgjedhje do të ketë edhe në degën e qarkut Gjirokastër. Konkretisht në Këlcyrë, Përmet dhe Tepelenë

Strukturat e PD në bazë janë në pritje të një udhëzimi të kryetarit Basha për këtë proces. Ditët e fundit Basha përcaktoi edhe koordinatorët në qarqe. Për Gjirokastrën është sërish Tritan Shehu, i cili ishte me këtë funksion edhe në zgjedhjet e fundit lokale.