4 të arrestuar për pengmarrjen e 25-vjeçarit nga Lazarati

Policia-GjirokasterKapen dhe ndalohen 4 shtetas për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Operacioni nga forcat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.

Më datë 16.05.2015,rreth orës 10.00 nga ana e forcave të Policisë së Sarandës në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja dhe ndalimi në vendin e quajtur Mursi,Sarandë I këtyre shtetasve:

Artur.Gj.Gjonaj,36 vjeç, lindur dhe banues në Laç, i dënuar më parë për veprën penale”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Andon.P.Meço, 31 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Çelik.N.Kaloti, 18 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Sarandë.
Ervis.T.Xhamaj, 28 vjeç lindur dhe banues në Kolonjë,Gjirokastër.

Shtetasit e mësipërm u kapën dhe u ndaluan pasi më datë 10.05.2015,rreth orës 21.00, në vendin e quajtur karburant “ERI”, përgjatë rrugës nacionale Fushë -Krujë- Milot, kanë rrëmbyer dhe më pas kanë mbajtur peng me qëllim për të fituar pasuri, shtetasin: A.H,25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, duke i kërkuar nëpërmjet telefonit 30 000 euro babait te tij, shtetasit S. H për lirimin e tij.Pengëmarrja e këtij shtetasi është shoqëruar dhe me dhunë fizike.
Nga ana sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorin për Krimet e Rënda të D.P.P.SH ,më datë 11.05.2015 rreth orës 09.00, shtetasi i marr peng u lirua dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Artur Gjonaj ku dhe më pas,më datë 15.05.2015 u bë e mundur kapja e tij dhe e personave të tjerë.

Në funksion të hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate telefonash celulare si dhe 2 karta SIM telefonash celularë.

Materialet e grumbulluara i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 109&25 i Kodit. Penal.