400 forca të RENEA-s rrethojnë Lazaratin, pritet nisja e operacionit

lazaratForcat speciale të repartit RENEA kanaë rrethuar Lazaratin që prej mëngjesit të sotëm dhe po ushtorojnë kontroll ndaj cdo personi dhe cdo makine që hyn e del nga fshati. Ndërkohë prej mesditës në Gjirokastër ndodhen edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë polici i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tjerë të tij, policia ka hartuar një plan operacional për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur, të cilët qëllojnë herë pas here në fshat. Janë angazhuar gjithashtu edhe dy helikopterë të ushtrisë për të ndihmuar në zhvillimin e operacionit. Ky i fundit nuk dihet me siguri se kur do të nisë.