5 ditë izolim nga dëbora, më në fund “çlirohet” Golemi

Pas pesë ditësh i izoluar nga dëbora, rruga drejt fshatit Golem është zhbllokuar.

Falë mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, u arrit të pastrohej aksi Kolonjë-Golem.

Debora në këtë fshat kishte arritur në rreth 50 cm.

Veç rrugës së bllokuar fshati vuante dhe mungesën e energjisë elektrike.

Dy gra shtatzëna janë transportuar në krahë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Ndonëse moti është përmirësuar, ka ende zona të thella të Gjirokastrës që kanë probleme. Kryesisht mbetet problematike situata në Kurvelesh dhe Zagorie.