6 vjet nga 21 Janari, përkujtohet Ziver Veizi në Gjirokastër

21 Janari është përkujtuar edhe në Gjirokastër. Dy ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe kryetari i PS Gjirokastër kanë bërë homazhe në varrin e Ziver Veizit në fshatin Zenelaj. Veizi është një prej 4 viktimave që u qëlluan me armë nga Garda e Republikës 6 vjet më parë përballë Kryeministrisë. Tre ditë më parë qeveria dëmshpërbleu familjarët e viktimave të 21 Janarit, ndërsa në burg aktualisht nuk është asnjë prej përgjegjësve të këtij krimi shtetëror.