7 vendet me ndëshkimet më brutale në botë ndaj përdhunuesve

vebdet_1469146685-2461547Përdhunimi konsiderohet si krimi më fyes në çdo shoqëri, dhe masat që merren kundër këtij krimi të tmerrshëm janë brutale.
Shpesh herë viktimat e përdhunimit shikohen me përçmim në shoqëri dhe vuajnë tortura mendore pa ndonjë faj. Këto pasoja të tmerrshme pas sulmit fizik dhe mendor shpesh u shkatërrojnë jetën viktimave. Vende të ndryshme në të gjithë globin kanë krijuar ligje të forta kundër dhunës seksuale për të bërë një vend më të sigurt për shtetasit e tyre dhe për t’u siguruar që askush që përfshihet në këtë krim të tmerrshëm, të mos bredhë i lirë. Më poshtë do të shihni disa nga dënimet më brutale të përdhunuesve në vende të ndryshme të botës.
 
Kina
 
Përdhunuesit në Kinë dënohen automatikisht me vdekje pas përdhunimit të një tjetër personi, madje disa mund të vdesin nga gjymtimi.
 
Irani
 
Ata që akuzohen për përdhunim në Iran, dënohen me varje ose vriten me armë.
 
Afganistan
 
Rastet e përdhunimit janë shumë të pakta në Afganistan, për shkak se dënimi ndaj personave bëhet duke i qëlluar ata në kokë, me gurë për disa ditë ose duke i varur.
 
Francë
 
Ju mund të përballeni me 15 deri në 30 vjet burg ose dhe burgim të përjetshëm, kjo varet nga dëmet e shkaktuara ndaj viktimës.
 
Koreja e Veriut
 
Nëse akuzohesh për përdhunim në Korenë e Veriut do të pushkatohesh.
 
Rusi
 
Do të surprizoheni, por Rusia nuk e zbaton dënimin me vdekje për përdhunuesit. Në vend të tij, ata mund të vuajnë 3 -6 vjet burg ose 10 -20 nëse dëmi është me të vërtetë i madh.
 
Arab Saudite
 
Një përdhunues në Arabinë Saudite vritet në publik nëse shpallet fajtor për përdhunim.