7600 cigare “Malboro” kontrabandë, një i arrestuar në Kakavijë (FOTO)

cigare4Strukturat e Hetimi dhe Antikontrabandës në bashkëpunim me Doganën e Kakavijës bënë të mundur arrestimin e një kontrabandisti cigaresh.

Policia njofton se në pranga u vu shtetasi Stavri Topi, me akuzën e kontrabandës së cigareve.

“Ky shtetas u ndalua në flagrancë me një sasi të konsiderueshme cigaresh, 7600 fije, të markës “Marlboro”, kontrabandë në Doganën e Kakavijë”- njofton policia.

Malli kontrabandë ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit tip benz me targë AA770LS.

Materialet për rastin i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.

cigare

cigare2