8 Marsi, ministrja Kumbaro surprizon gratë e një ndërmarrje fason në Gjirokastër (FOTO)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zgjodhi një ndërmarrje të industrisë fason në Gjirokastër, ku janë punësuar rreth 30 gra për të shprehur urimet e saj për 8 Marsin.

Bashkë me drejtorin e Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjirokastër, Kumbaro i dhuroi lule grave dhe i uroi gëzuar festën.

“Kontributi dhe emancipimi nuk është çështje e grave, është çështje e të gjithë shoqërisë. Nuk ka një vend me grua të emancipuar nëse vetë shoqëria nuk është e tillë. Është çështje e burrave dhe e grave. Kështu që 8 marsi duhet të jetë një ditë e grave dhe e burrave, që të mendojnë se si gruajë të marrë një rol më të madh nga ai që ka sot. Shqipëria ka arritur hapa përpasa sa i përket pozitës së gruas. Kemi qeverinë me numrin më të madh të grave ministre që ka pasur ndonjëherë historia e Shqipërisë, por edhe historia e Ballkanit. Nëse ne të gjithë ndërgjegjësohemi për këtë prodhomojë një shoqëri më të mirë, një shoqëri më të qytetëruar”, tha Kumbaro.

Më pas ministrja Kumbaro mori pjesë në aktivitetin festiv të organizuar me rastin e 7 e 8 Marsit me mësues dhe gra të Forumit të Gruas Socialiste në Gjirokastër./ArgjiroLajm.net