8-vjeçari që skalit në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës

djkbvjdfbgjAi është vetëm 8 vjeç, por duket se tashmë e ka zgjedhur profesionin e vet në të ardhmen. Duke skalitur gurin në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës, Eltoni i vogël dëshiron të ndjekë gjurmët e gjyshit të tij, mjeshtrit të gurit Muhedin Makri. I gjyshi tregon se edhe pse ky është një zanati i trashëguar në familjen e tij, nipi më i vogël i familjes Makri që i vogël ka qenë i tërhequr pas kësaj mjeshtërie.

8-vjeçari që bën të ndalojnë turistët kureshtarë, pohon se do ta shfrytëzojë stinën e verës për të punuar krah për krah me gjyshin, në mënyrë që të realizojë sa më shumë punime të cilat mund t’i ekspozojë në panairin e vjeshtës apo të hapë ndoshta edhe një ekspozitë personale.

Edhe pse prodhimet artizanale mbeten të pëlqyera nga qindra turistë vendas e të huaj, tradita e përpunimit të gurit në qytetin muze të Gjirokastrës ka ardhur në rënie. Mjeshtërit e pakët të gurit thonë se të rinjtë janë pak të interesuar për t’u marrë me këto punime, për shkak të fitimeve të pakta./BW