80 vjetori i lindjes së Kadaresë, mesazh urimi nga regjisori Osman Buzo

ismail_kadare_letersia_dhe_jetSfinksit  të Eifelit  –  Ismail Kadaresë

Për rrënjët e kësaj krijese, si janë pleksur gurëve të vendit tim, ka dijeni geni i çdo shqiptari. Gjithkush nga raca e jone ka diçka të“Kadarenjtë”, të shfaqur në formën e rebelimit, të thyerjes së kornizave tabu, të përplasjes në fytyrë, të copëtimit pasqyrues si dhe rindërtimit nga e para, të modelit të thyer  duke kërkuar përsosmërinë në qenien e mosqenies, në kufirin e pakapshëm, të paaritshëm që të thërret në vrapime planetare.

Guximtari  Ismail Kadare  zbret ndër ne me  qilimin  fluturues  te Aladinit, mes vargjeve koncizë, që shpesh nuk u zbulohet kuptimi  si zarfit testament te Aishtainit. Gjithë nerv e përsosmëri,  ai po guxon  majat e artit të  universit, si demon i arsyes, si pinjoll i një race thellësisht të zbutur, e cila meriton shumë  në kupolën e trofeve, por që ziliqarët  e lodhin labirinteve të egërsisë. Gjithëkush e ka takuar në udhëkryqe  atë njeri, që quhet Kadare. Ai është kudo. Kije zili sa të duash, atë nuk e ndal kush! Çfarë ka dashur dhe nuk e ka bërë .??!

Ka sfiduar kuçedrën duke e”pikturuar”. Ka “vallëzuar “ pranë dhembëve të luanit. I ka hipnotizuar të gjithë. Kalorës i parë, një ”Skënderbe “ i Letrave Shqipe, është sot  një simbol i pathyeshmërisë, një ILIRIAN me pasaportën e qytetarisë botërore. Nga kulla EIFEL i Kryeqytetit të Botës së qytetëruar ai shpërndan poetikën, për ta vënë popullin e tij në vendin e merituar e për t’i dhënë kuptim shprehjes së Qezarit  se, kreu është atje, ku është Qezari, se kreu është atje ku është Shqiptari. Krenaria dhe  Paganizmi i tij  në familjen e Perëndive,  që adhurojne diellin,  vetë Zeusin,  bëjnë rolin e lutësit që kësaj race të lindur në Mesdhe  nga “klonimi” planetar,  me personazhe  botërore  Trojanë, Dardanë, Akilenj, Herkulë  dhe Homerë, të mos ua ndajë kujdesin që, në skenat e amfiteatrove kufitarë  të mos përsëriten tragjeditë Eskiliane.Ai lut pigmentin dominues pellazg të tresë dhe të tjetërsojë  racat lakmitare  për të ndjekur karvanin, ku dominon toleranca  ndërnjerëzore dhe ndërfetare. Vepra  e tij s’ka pronësi politike. Ajo thërret për nisma të reja, për agime plot shpresë, për ditë të parfumosura, për netë me orgji, pa kapërcyer kufijtë e arsyes, pa thyer portat e parajsës:

Kadare është mësuesi dhe “Uni” i të gjithëve. Ai është atje, ku bien kambanat e Mjerimit e të Shpresës, ku shpëtohet  Titaniku …, ku evitohet një luftë, …ku ruhen ekuilibrat …, ku operohet me kompentencë…, ku lind një krijesë ,…ku ngujohet një kanun, … ku mbrohet një kushtetutë.

Vargjet e tua kam reshtuar,

 Me sfinksat  për t’u përleshur, 

      Luginave gjer në kullën Eifel,

                         Pa gdhirë i kam zgjuar,

                                                         Me rrufe i kam veshur ,

                                                                    Se ti më mësove rebel.

Kadare,  të rrosh për jetë!… Me vargjet,  që prodhoi fantazia jote në rini dhe më pastaj, ne rendëm në çdo tubim dhe ua servirëm të gjithëve. Nje nga ata isha dhe une, Regjisori  i Teatrit te Femijve në Gjirokastër, Osman Buzo!