85-vjetori i vdekjes së Çajupit (VIDEO)

cajupi85 vjet më parë një nga figurat që mbahej si poeti më në zë në vend u nda nga jeta në Egjipt. Sipas korrespondencës së tij, ai do të donte të prehej në qytetin e Fierit, aty ku ende sot ai gëzon një status ndryshe. Mirëpo, letrat e autorit u zbuluan shumë më vonë, ndërkohë që ai prehet në Gjirokastër, ku jo pak herë varret e rilindësve janë dëmtuar.

Në Tiranë, kanë qenë akademikët Jorgo Bula e Floresha Dado, ata që kanë diskutuar mbi këtë figurë të njohur, së bashku me drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, ku edhe u zhvillua takimi në nder të tij. Një nga studiueset më në zë të Andon Zako Çajupit, Floresha Dado, u fokusua në ligjëratën e saj vetëm tek fabulat që Çajupi i përshtati në shqip. Ishte vetëm një përkujtesë e vakët.

Po a mjafton ky nderim për Çajupin, kur varri i tij në Gjirokastër është më shumë i dëmtuar, se sa i respektuar? E nëse po, atëherë pse nuk është më në tekstet shkollore? Ajo që dihet është se shkollat dhe shteti kujdesen për figurën e tij, çdo vit e më pak.