Abazaj i pandalshëm, tjetër fitore e Luftëtarit drejt Europës

Vazhdon sezoni magjik i Kristal Abazajt, vazhdon sezoni historik i Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite ka mundur 2-1 falë dy golave të talentit të saj dhe falë ndalesës së Partizanit, ka krijuar një distancë sigurie në luftën për vendin e tretë që i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Në një pjesë të parë thuajse perfekte, Abazaj përfitoi nga gabimet e Nurkoviç për të gjetur rrjetën në ekstremet e pjesës. Fillimisht sulmuesi përfitoi nga një largim i gabuar i portierit për të shtyrë sferën në rrjetë pa u mbushur minuta e parë. Më pas, në fundin e pjesës, pa daljen e gabuar të tij duke e mposhtur me një goditje dënimi perfekte.