Aeroporti i Gjirokastrës? Ministri Haxhinasto takohet me presidentin e Eurocontrol

 Aeroporti i Gjirokastrës? Ministri Haxhinasto takohet me presidentin e Eurocontrol

702554b8b91e015d6ed434c13b057dbdNë kuadër të presidencës së radhës të Shqipërisë në Komitetin e Menaxhimit të Eurocontrol, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi Frank Brenner, president i Eurocontrol.Ministri Haxhinasto falenderoi Brenner për mbështetjen e vazhdueshme që Eurocontrol ka treguar për fushën e aviacionit civil shqiptar dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme në proçesin e zhvillimit te këtij sektori.

Në këtë kuadër, ministri kërkoi asistencën e Eurocontrol-it në studime të mundshme fizibiliteti për parashikimin e trafikut që do të gjenerojë aeroporti i ri në jug të vendit, si një prioritet zhvillimor i potencialit turistik në ketë zone te Shqipërisë. Aktualisht Shqipëria ka në funksionim vetëm aeroportin “Nënë Tereza”, ndërkohë që është folur shumë herë për një tjetër aeroport në jug të vendit dhe më i mundshëm është aeroporti i Gjirokastrës, por nuk përjashtohet mundësia që një i tillë të ndërtohet edhe në fushën e Vrionit në Sarandë.

Ministri Haxhinasto ka deklaruar edhe më herët se qeveria do të ndërtojë një aeroporti civil në jug të vendit. Ndërkohë në Gjirokastër është krijuar edhe një forum intelektualësh e drejtuesish vendorë, me qëllim lobimin pranë qeverisë për realizimin e këtij projekti.

 

 

Libohova Online