Aksident i rëndë, 33-vjeçari lufton me vdekjen në spitalin e Gjirokastrës

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Tepelene-Fier pranë vendit të quajtur Qesarat. Një makinë me targa italiane është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Libohova Online mëson se i aksidentuari është shtetasi Ervis Taka, 33 vjec, banues në Sarandë. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia po heton për zbardhjen e këtij rasti.