Aksident i rëndë në Kordhocë, përplasen tre makina, plagosen dy vetë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kordhocës. Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.  Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.

Automjeti tip Wolsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.

Si dhe automjeti tip Wolsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B.K dhe O.B të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjeksore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.