Aksident i rende ne Tepelene, makina perfundon ne gremine, tre te plagosur

PoliciaNjë aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sinanaj të Tepelenës, ku një mjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 30 metra në greminë. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Dhëmblan-Tepelenë, në kthesën e fshatit Sinanaj.

Për pasojë 3 persona që udhëtonin në mjetin tip ‘Mitsubishi’ me targë EF158ZZ  janë plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se, plagë të rënda ka marrë drejtuesi i mjetit, shtetasi Fredi Llanaj, si dhe Zerdelli Llanaj, 30 vjeç, pasagjer në mjet. Ndërsa 57 vjeçari Flamur Harizi ka marrë plagë të lehta dhe është transportuar drejt spitalit të Tepelenës nga banoret. Te plagosurit e tjere jane transportuar me helikopter drejt Tiranes.