Aksident me vdekje në Gjirokastër, autobusi përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Policia thotë se viktima është një këmbësor, por pa dhënë identitetin e tij pasi nuk eshte identifikuar ende.

Njoftimi policisë

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jete.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.