Aksident në “18 Shtatori”, motoçikleta përplaset me makinën

sdgdgdfNjë aksident ka ndodhur sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, përballë me drejtorinë e policisë së qarkut.

Makina tip “Smart” me targa AA 333 ET është përplasur me një motoçikletë me targa SP 0016.

Fatmirësisht drejtuesit e të dy mjeteve pësuan dëmtime të lehta.

Nga të dhënat e para rezulton se shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar i automjetit.

Për disa minuta trafiku në lagjen më të populluar të qytetit u bllokua.