Aksident në autostradë pranë fshatit Mashkullor, një fëmijë i bllokuar në makinë

tmp_24848-f1_23-aksi-balline-ne-kronike13484173291331818767Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelene.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mashkullor, ndërkohë që ende nuk dihet sesa persona janë dëmtuar nga përplasja e mjeteve.

Mësohet se një fëmijë ka mbetur i bllokuar në njërin nga automjetet e përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.