Aksident në Dervician, plagosen katër pjesëtarë të një familje. Një fëmijë në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të Dervicianit.

Për pasojë, katër persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve një fëmijë rreth 5 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Fëmija ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Në makinën e dytë e përfshirë në aksident ndodheshin edhe katër persona të tjerë. Ende nuk ka detaje të tjera të hollësishme për ngjarjen.