Aksident në Dropull, shtypen 13 kokë dele

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur pranë fshatit Vanistër. Policia thotë se janë shtypur 13 kokë dele.

“Më datë 30.11.2018 , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin A.B. vjeç 67,  banues në Dropull, sepse në  segmentin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  duke drejtuar mjetin e tij, ka shtypur 13 bagëti (dele),  në pronësi të shtetasit H.A.”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.