Aksident në Gjirokastër, dy automjete përplasen në ‘Gërhot’ (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Gjiroakstër-Tepelenë, pranë ish repartit ushtarak në Gërhot. Nga të dhënat e para mësohet se një automjet me targa greke ka goditur nga pas një makinë tjetër. Raportohet vetëm për dëme materiale. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia është në vendngjarje për të hetuar rastin. Libohova Online sjell foto nga ngjarja. Mbrëmjen e kaluar pranë Viroit ndodhi një tjetër aksident me dy të plagosur.