Aksident në Gjirokastër, dy të plagosur

Një aksident i rëndë mes dy makinave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”. Sipas njoftimit të policisë, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

NJOFTIMI POLICISE

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.