Aksident në Gjirokastër, makina bie nga ura pranë fshatit “Andon Poçi

Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër, ku një automjet tip ford Fiesta ka rënë nga ura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është Burim Ruko. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, autoambulancat por dhe zjarrëfikëset që po punojnë poshtë urës për të nxjerrë nga makina çiftin që gjendet në automjet. Grupi hetimor konstaton paraprakisht se mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes se kontrollit nga drejtuesit të automjetit.