Aksident në Gjirokastër, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve në ’18 Shtatori’ (FOTO)

Një  aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër.

Siç shihet në fotot që sjell ArgjiroLajm.net dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Automjeti tip ‘Renault’ i ka ndërprerë rrugën një furgoni që transporton udhëtarë drejt fshatit Lazarat.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore, për të kryer veprimet hetimore.

/ArgjiroLajm.net/