Aksident në Gjirokastër, plagoset drejtuesi i automjetit

11247711_664762890327138_4957553460144254230_nNjë person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se makina tip Benz me targa AA 890 BP është përplasur me një bordur muri dhe si pasojë ka dalë nga rruga, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit Klodian Ruko.

I plagosuri pasi është nxjerrë nga makina është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

makina14