Aksident në Gjirokastër, vdes pasagjeri, plagoset rëndë shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Gjirokastër. Policia përmes një njoftimi paraprak jep detaje për ngjarjen e rëndë.

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.