Aksident në Jorgucat, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Qafa e Muzinës, në afërsi të fshatit Jorgucat.

Makina tip ‘Opel Combo’ e drejtuar nga shtetasi A.B vjeç 49, banues në Athinë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët Th.B, Th.B dhe R.B, vjeç 42, 63 e 57, banues në fshatin Llovinë, Dropull, të cilët ndodhen në spitalin  e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka proceduar penalisht drejtuesin e mjetit, shtetasin A.B, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.