Aksident në Libohovë, tre të plagosur nga Nepravishta

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip Benz me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.  Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit