Aksident në Libohovë, kamionçina përplaset me autoveturën

Për pak sa nuk ka rezultuar fatale përplasja e dy automjeteve mbrëmjen e sotme në Libohovë. Ngjarja ndodhi në kthesën pranë hyrjes së Kalasë. Kastriot Tosuni, drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin e mjetit, i cili teksa tentoi të ngjitej në malore rrëshqiti indietro. Pas tij ndodhej makina tip “Benz” e drejtuar nga shtetasi Ilir Beqo. Nga rrëshqitja kamionçina u përplas me auotoveturën, e cila pengoi rrokullisjen e mëtejshme të mjetit me materiale ndërtimi. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Drejtuesi i autoveturës manovroi duke u hedhur nga krahu i pasagjerit. Dy efektivë të Policisë Rrugore të Gjirokastrës mbërritën në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.tmp_9576-20150728_2046462129085183

tmp_9576-20150728_204648-1325847540