Aksident në Sofratikë, vdes një grua, dy të plagosur

SofratikaNjë aksident me pasojë vdekjen ndodhi një ditë më parë në ktryqëzimin e fshatit Sofratikë. 54-vjeçari Ëngjëllush Xhoshi, banues në Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, me targa AA 029 DM, është përplasur me murin rrethues te një lokali.

Për pasojë ka humbur jetën shtetësja T.Xh, 45 vjeçe, banuese në Vlorë dhe janë dëmtuar shtetësja S.Xh dhe K.L, të cilat u transportuan për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.