Aksident në Tepelenë, furgoni i pasagjerëve përplaset me një kamion, 1 i vdekur, 7 të plagosur [FOTO]

image-2254d4ea941a0c7c56b96f5c46ab433fd12f9444b38743a404e29a009811ea53-V

Një i vdekur e 7 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 16:30 pranë kalasë së Tepelenës. Në aksident janë përfshirë kamioni me targa AA814AA dhe një furgon pasagjerësh i linjës Tiranë-Gjirokastër, tip Sharon me targa AA553FD.

Mësohet se Hysen Mema drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, ndërsa Ervin Selmani, drejtuesi i furgonit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë. Të plagosur mbetën Klajdi Abazi, Lirie Nathanaili, Edesa Kendella, Ilirjan Veizaj, Entela Veizaj, dhe Suela Likometaj, të cilët po marin trajtim mjekesor prane spitalit rajonal të Gjirokastrës dhe jane jashte rrezikut per jeten.

Sipas hetimeve të para mësohet se shkak I aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i kamionit, cka i shkaktoi edhe humbjen e jetës.

image-852d742db67fb1a4852ee3401198c21cebe56e5fd998cada853e9d10cb165e49-Vimage-1fc87dcc3629d679a921f6a47a19ba959185c8aafa987c3313d09ee2099090ed-Vimage-326298bf8c2b8cda2506d26289eb4cb50fe55239648d4f437b8a18dea6424b23-V