Aksident pranë Viroit, plagoset rëndë 23-vjeçari

aksisentNjë aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë liqenit të Viroit. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tip “Benz” Eraldo Dervishi 23 vjeç nga Tepelena. 

Makina është përplasur me barrierat anësaore të rrugës, pasi 23-vjeçari humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe.

I riu i plagosur rëndë është transportuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, por fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

|Libohova Online|