Aksident te Kthesa e Bodrishtës, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra

tmp_10039-Policia-shqiptare-1-620x358-1077803411Në lidhje me aksidentin e ndodhur dje, nga Shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Lazo, 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Dje në orën 18:00, datë 26.07.2016  në vëndin e quajtur Kthesa e fshatit Bodrishtë, Bashkia Dropull, ka ndodhur një aksident, ku është përplasur mjeti “Ford”, me targa AA 805DF me drejtues mjeti shtetasin Dh.B  me mjetin “Audi”, me targa AA 774 NC me drejtues shtetasin Elvis Lazo.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Ford” shtetasi Dh.B .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga 290 i Kodit Penal.