Aksident tragjik, vdesin dy mësues teksa po ktheheshin nga puna

Një akasident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Memaliaj, me pasojë vdekjen e dy personave. Mesohet se viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna. Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj – Tiranë, duke i zënë brenda. Për pasojë, të dy mësuesit kanë humbur tragjikisht jetën.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.