Aksidenti i djeshëm në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i makinës

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 26-vjeçarin që shkaktoi aksidenti një ditë më parë pranë rrethrrotullimit të lagjes “Punëtore”. Ndërkohë që të plagosurit kanë dalë nga rreziku për jetën dhe vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spital. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në datë 14.06.2017, ku në afërsi të rrethrrotullimit të Lagjes “Puntore”, shtetasi Ardi Aliko duke drejtuar mjetin autoveturë, tip “Mercedes Benz”, me targa AA670AZ, ka goditur shtetasit V.I, 53 vjeçe dhe K.I, 33 vjeç, banues në  Gjirokastër, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën, pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi :

Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme , për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuarnga 290/2 i Kodit Penal