Aksidenti i rëndë në Mashkullor, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

IMG-20160724-WA00031-640x340Polica arreston te dy drejtuesit e mjeteve te aksidentit te nje dite me pare ku humben jeten 3 vetë.
Tre persona, një nënë me fëmijën dhe një tjetër fëmijë nga Kosova kanë mbetur të vdekur nga përplasja e dy mjeteve në një aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë.

Ndërsa 9 persona janë të plagosur, 8 janë transportuar në Tiranë, 3 me helikopter dhe 5 me ambulancë, nga të cilët një nga dy fëmijët dhe një 46-vjeçar janë në gjendje kome.Viktimat janë oficerja e zyrës së Përgjimeve në Policinë e Shtetit, Albana Hasani 38-vjeçe e bija Daien Dedja 9-muajshe dhe një tjetër fëmijë Luan Hasani 9-muajsh nga Kosova, që po udhëtonte në mjetin tjetër.

Në mjetin tip ‘Nisan’ me targa zvicerane ZH75095, Irfan Hasani nga Kosova me banim në Zvicër po udhëtonte me 4 pjesëtarë të familjes. Nga përplasja ka mbetur e vdekur foshnja 9-muajshe Luan Hasani, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Irfan Hasani, Pajtesa Hasani, Gencian Hasani dhe Laendra Hasani.

Në mjetin tjetër tip furgon që u përplas me ‘Nisan’-in po udhëtonin 7 persona. Furgoni drejtohej nga Hasan Dedja, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të vdekur gruaja e tij, Albana Hasani oficere e policisë dhe fëmija i tyre Daien Dedja 9- muajsh.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip furgon, Hasan Dedja ish-drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Entela Gjyli, Ened Gjyli, Kejdi Gjyli dhe Aida Hasani.Me helikopter në Tiranë janë transportuar të plagosurit Laendra Hasani, Ened Gjyli dhe Irfan Hasani, ndërsa me ambulancë u transportuan 5 të plagosur Hasan Dedja, Gencian Hasani, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli dhe Pajtesa Hasani, jashtë rrezikut sipas mjekëve.

Ndërsa në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën ndodhet Aida Hasanaj. Për i përket të plagosurve që kanë mbërritur në Tiranë, mjekët e spitalit të Traumës deklarojnë se në gjendje kome nga 3 të plagosurit që u transportuan me helikopterë janë një nga dy fëmijët dhe një i plagosur 46-vjeç.“Fëmija 4 vjeç është më rëndë nga të gjithë dhe burri 46 vjeç.

Të plagosurit e tjerë që u transportuan me ambulancë në Tiranë janë jashtë rrezikut për jetën”.Ndërsa fëmija tjetër i transportuar me helikopter është në gjendje të mirë dhe komunikon sipas mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Mashkullorë sipas policisë lokale në orën 14:00 rreth 4 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.

Dy automjetet, janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën aq sa ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe lëndimin e 9 të tjerëve. Makina tip furgon gri me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip Nissan me targa zvicerane ZH75095 nga veriu në drejtim të jugut.

Dëshmitarët thonë se ishte shumë e vështirë për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet dhe për këtë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.Në furgonin gri, udhëtonin 7 persona, 2 prej të cilëve humbën jetën ndërsa në automjetin me targa zvicerane, udhëtonin 5 persona të një familje nga Kosova, ku një fëmijë humbi jetën.

Ndërkohe vetëm sot policia nëpërmjet nje komunikate për shtyp sqaron se nga shërbimet e policisë u arrestuan në flagrancështetasit Hasan Dedja, 58 vjeç , banues në Tiranë dhe shtetasi Irfan Hasani ,31 vjeç, banues në Gjilan,Kosovë, por në këtë komunikatë nuk thuhet si ndodhi aksidenti dhe kush është fajtori.