Aksidenti në Dropull, shihni ku ka përfunduar fuoristrada (FOTO)

Pesë persona, mes tyre një fëmijë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.

Një fuoristradë është përmbysur dhe ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Benz. Pesë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.

Aksidenti shkaktoi edhe bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë për disa minuta.